Spahiu thekson se 28 Nëntori nuk është thjesht një datë në kalendar, por kujtesë e një sakrifice të madhe dhe ëndrre të shumë brezave.
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar sot të gjithë shqiptarët me rasti ne 114-vjetorit të Pavarësisë.
Spahiu shprehet se në këto ditë nëntori, zemrat e shqiptarëve mbushen me krenari për historinë dhe flamurin kombëtar. Ai thekson se 28 Nëntori nuk është thjesht një datë në kalendar, por kujtesë e një sakrifice të madhe dhe ëndrre të shumë brezave. Kreu i KMSH-së shton se dashuria për atdheun është një ndjenjë e thellë njerëzore, që gjen vend edhe në traditën islame. Spahiu thotë se flamuri kuqezi është dëshmia më e bukur e këtij bashkëpunimi.
“Atdheu, amanet i përbashkët! 28 Nëntori është më shumë se një festë kombëtare; është kujtesë e sakrificave të brezave, e dashurisë për atdheun dhe e amanetit që kemi për ta ruajtur e zhvilluar vendin tonë. Një dashuri që, siç na mëson edhe tradita jonë islame, shprehet përmes përkushtimit, përgjegjësisë dhe kontributit për të mirën e përbashkët. Në këtë ditë të shënuar, nderojmë të gjithë ata që punuan dhe sakrifikuan për Shqipërinë, duke kujtuar se uniteti, respekti dhe bashkëjetesa janë vlera që duhet t’i përcjellim brez pas brezi. Gëzuar festën e pavarësisë! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen”, thuhet në postimin e shpërndarë në Facebook.









