Protesta\ Të plagosur nga molotovët, gazi dhe uji me presion

Facebook
WhatsApp

Protesta kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës, e paralajmëruar prej ditësh për 28 Nëntorin, u shoqërua me përplasje të dhunshme në Tiranë. Një protestues u rrëzua nga presioni i ujit të autobotit të policisë, duke goditur kokën në bordurë dhe duke u transportuar me urgjencë në spital.

as grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit qëndruan për më shumë se dy orë, rreth orës 12:40 nisi marshimi drejt Kryeministrisë. Në protestë u panë flamuj kombëtarë, flakadanë dhe banderola me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa turma kërkoi largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike.

Policia kishte angazhuar rreth 2.000 efektivë, me kontrolle të shtuara në hyrje të kryeqytetit dhe prani të forcave speciale pranë institucioneve kryesore. Përpara Kryeministrisë ishin pozicionuar autobotët me ujë me presion dhe automjetet zjarrfikëse. Vëmendje tërhoqi edhe vendosja e flamujve kuqezi mbi parzmoret e policëve dhe automjetet e tyre.

Tensionet nisën të përshkallëzoheshin gjatë marshimit. Një grup protestuesish hodhi gurë dhe theu xhamat e ish-hotel Dajtit, godinës ku ndodhen zyrat e Bankës së Shqipërisë. Më pas, përpara Kryeministrisë, protestuesit hodhën sende të forta dhe molotovë në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Pikërisht gjatë ndërhyrjes me autobot ndodhi edhe incidenti më i rëndë. Presioni i ujit rrëzoi një qytetar në trotuar, duke bërë që ai të përplaste kokën në bordurë. Protestuesit e tjerë iu afruan për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa pak më vonë mbërriti ambulanca dhe e transportoi me urgjencë në spital. Ende nuk ka informacion të konfirmuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Përplasje pati edhe në Vlorë, ku dy persona u shoqëruan nga policia. Ndërsa protesta vijonte në Tiranë, lëndimi i qytetarit dhe mënyra e ndërhyrjes së forcave të rendit mbetën ndër episodet më shqetësuese të ditës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick