Këtë 28 nëntor Shqipëria shënon 114 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ceremonia zyrtare që çeli festimet u mbajt në Sheshin e Flamurit në Vlorë, qytetin ku më 28 nëntor 1912 plaku i urtë Ismail Qemali dhe patriotët e vendit e shpallën Shqipërinë të lirë dhe të mosvarme, asokohe nga Perandoria Osmane.
Këtë të shtunë festimet për këtë ditë historike kanë bërë bashkë krerët e Shqipërisë dhe Kosovës. Të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit ishin presidentët Bajram Begaj dhe Justina Shiroka Pula, kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, si edhe përfaqësues të klerit, zyrtarë, ministra, deputetë dhe qytetarë të ndryshëm.
Paçka sigurisë së lartë dhe masave të policisë, Rama është pritur me thirrjet “Rama në burg” edhe në këtë ceremoni.
Ndërkohë që në Vlorë po zhvillohen festime për këtë datë të shënuar, në Tiranë kanë nisur grumbullimet për protestën mbarëkombëtare të thirrur nga qytetarët dhe studentët, të cilës pritet t’i bashkohet edhe Partia Demokratike me partitë e tjera opozitare.









