Qindra qytetarë në Berlin protestojnë kundër projektit të Zvërnecit: Shqipëria është e shqiptarëve. Ata kanë mbështetur protestën e cila u zhvillua në Tiranë, ndërsa theksuan se mbrojtja e natyrës nuk kufizohet vetëm në një vend të caktuar.
Qindra emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë në Gjermani, kanë protestuar ditën e djeshme në Berlin kundër projektit të Zvërnercit. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata bënë thirrje për anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Në pankartat e tyre shkruhej, “Shqipëria është e shqiptarëve” dhe “Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri”. Ata kanë mbështetur protestën e cila u zhvillua në Tiranë, ndërsa theksuan se mbrojtja e natyrës nuk kufizohet vetëm në një vend të caktuar. Protesta duket se është zhvendosur edhe në diasporë, pasi projektit për Zvërnecin ka ngjallur një reagim të madh qytetar. Protesta të ngjashme janë paralajmëruar në Romë, Londër, Nju Jork etj.









