Trupi i tij është transportuar menjëherë në morgun e spitalit të Lezhës, ku do të bëhen ekspertizat mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse ka vdekur nga shkaqe natyrale apo diçka tjetër.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kunes, në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake, një 18-vjeçar nga Kosova është gjetur i pajetë në ujë.
Trupi i tij është transportuar menjëherë në morgun e spitalit të Lezhës, ku do të bëhen ekspertizat mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse ka vdekur nga shkaqe natyrale apo diçka tjetër.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk është e qartë nëse 18-vjeçari mund të jetë mbytur apo të ketë pësuar arrest kardiak.









