Duke publikuar fragmentin, ish-ministri ironizon përmbajtjen e përgjimit: “Sa mirë mund ta njohësh partnerin në krim? Mua, për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar Kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet”.
Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri do të publikojë së shpejti një dokumentar, në lidhje me rrugëtimin dhe përballjen e tij me drejtësinë, si dhe me akuzat që e detyruan të largohej nga politika në vitet e arta të karrierës së tij.
Në një dokumentar të realizuar së bashku me ZËRI-n, Tahiri synon që të tregojë të vërtetën e tij në lidhje me rrethanat dhe ngjarjet që çuan në dënimin e tij, ndërsa sot ka publikuar një pjesë të shkurtër të përgjimeve.
Ish-ministri i Brendshëm, ka publikuar një fragment nga përgjimet e antimafias italiane të vitit 2014, të cilat u përdorën si prova në procesin gjyqësor ndaj tij.
Në material dëgjohen disa shtetas duke diskutuar për një automjet tip “Audi” dhe targat e përdorura nga zyrtarët e lartë të shtetit. Gjatë bisedës, ata i referohen Tahirit si “Kryeministër”.
Duke publikuar fragmentin, ish-ministri ironizon përmbajtjen e përgjimit: “Sa mirë mund ta njohësh partnerin në krim? Mua, për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar Kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet”.
Tahiri e ka shoqëruar postimin me shënimin “Punë në vazhdim”, duke paralajmëruar publikimin e materialeve të tjera dhe të një rrëfimi më të plotë për çështjen që çoi në dënimin e tij me burgim.
Përgjimi:
Maridian Sulaj: Presidenti e ka 01, 02 e ka Kryeministri, 03 është Audi që ka Artani, që e kishte ai kushëriri jonë.
Avdul Sulaj: Ëëë…
Maridian Sulaj: Vetëm ata.
Avdul Sulaj: Po mirë, ata kanë targa të veçanta.
Maridian Sulaj: Ëëë, targa të veçanta. 03 e ka Artani, që ia dha ai…
Klardi Sulaj: Kush Artan?
Maridian Sulaj: Ishte i kushëririt tonë, ai Kryeministri o vlla, ça është ai…
Avdul Sulaj: Saimiri.
Maridian Sulaj: Saimir Tahiri.
Maridian Sulaj: 01 e ka Presidenti, 02 e ka Kryeministri, 03 e ka Saimiri.
Klardi Sulaj: Është ministër i Brendshëm.
Një burrë shqiptar: Targat e shtetit, kur shiten, u hiqet targa.
Maridian Sulaj: Ore, ai ia ka dhënë me gjithë dokumenta Artanit, a të qifja… I hiqet, thotë.









