Shpërbëhet Bordi i Transparencës, ministrja shpjegon arsyen

Facebook
WhatsApp

Sipas Delina Ibrahimaj, ky vendim vjen pas një periudhe disa mujore gjatë së cilës tregu i karburanteve ka shfaqur stabilizim të ndjeshëm, duke reduktuar nevojën për ndërhyrje administrative.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur ndërprerja e funksionimit të Bordit të Transparencës, i ngritur për monitorimin e çmimeve të hidrokarbureve në kuadër të ligjit përkatës.

“Ne sot vendosëm që do të ndërpresim Bordin e Transparencës, i cili prej disa muajsh tashmë është në funksion në zbatim të ligjit për hidrokarburet. Kanë qenë disa muaj që kanë pasur disa luhatje të çmimeve të karburanteve dhe prej më shumë se dy javësh çmimi ka ardhur duke u reduktuar, çmimet e bursës janë stabilizuar, Kanali i Hormuzit do të zhbllokohet, tregu i hidrokarbureve është stabilizuar dhe ne vendosëm që të ndërpresim funksionimin e Bordit të Transparencës”, deklaroi ministrja.

Megjithëse qeveria argumenton se tregu i hidrokarbureve është stabilizuar dhe çmimet kanë shënuar rënie javët e fundit, vendimi për ndërprerjen e Bordit të Transparencës mbart rreziqe të konsiderueshme në një moment kur paqja mes SHBA-së dhe Iranit mbetet ende e pasigurt.

Çdo përshkallëzim i tensioneve në Lindjen e Mesme ose zhvillim negativ që prek qarkullimin e naftës mund të shkaktojë rritje të menjëhershme të çmimeve në bursat ndërkombëtare. Në këto kushte, mungesa e një mekanizmi monitorues dhe reagues mund ta bëjë tregun vendas më të ekspozuar ndaj luhatjeve të forta të çmimeve. Kjo krijon pasiguri si për konsumatorët, ashtu edhe për bizneset që varen nga kostot e karburanteve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick