Sondazhi: Kush do fitonte nëse do të votohej sot?

Facebook
WhatsApp

Pjesëmarrja në zgjedhje mbetet e ulët, ndërsa afro 900 mijë qytetarë nuk ndihen të përfaqësuar nga asnjë alternativë politike.

Eksperti Eduard Zalishnja pretendon se nga një sondazh që ka zhvilluar në fundjavë, del se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të siguronte një epërsi të thellë ndaj të gjitha forcave të tjera politike së bashku.

Megjithatë, elementi më domethënës i rezultatit mbetet numri i lartë i qytetarëve që deklarojnë se nuk do të votonin fare, duke nxjerrë në pah krizën e përfaqësimit politik dhe mungesën e një alternative bindëse për një pjesë të madhe të elektoratit.

Postimi i plote:

Nga Eduard Zaloshnja

Në qoftë se do të ishin zhvilluar zgjedhje të djelën, vetëm 1 milion banorë të rritur të vendit do të kishin votuar, nga 1.9 milionë gjithsej – kështu rezultoi nga sondazhi që zhvillova në fundjavë. Dhe nga 1 milion që do të votonin, rreth 670 mijë do t’ia jepnin votat PS-së, përkundër rreth 330 mijëve që do t’ia jepnin partive të tjera ekzistuese (PD, PL, PR, PDIU, PAA, PBDNJ, PSD, Bashkë, Mundësia, Nisma Bëhet, etj, etj.). Kurse rreth 900 mijë nuk do të votonin fare (shihni grafikun e mëposhtëm).

Segmenti violet në grafikun e mësipërm përfaqësohet aktualisht në Kuvend nga 82 deputetë (se 1 i iku te kecat). Segmenti blu etj. përfaqësohet nga 54 deputetë. Ndërsa 3 deputetë përfaqësojnë segmentin autonom socialdemokrat (i papërfshirë në grafikun e mësipërm).

Po segmenti gri ku përfaqësohet?

Për sa kohë parrulla kryesore e protestave në bulevardin e Tiranës është “Rama n’burg – Berisha n’burg!”, segementi gri mund ta ndjejë veten të përfaqësuar nga to. Por ky është një përfaqësim shumë kaotik…

Në podiumin e protestave (të improvizuar me një shkallë bojaxhinjsh), dikush me borsalino në kokë deklaron se “lufta do gjak”. Dikush tjetër deklaron se duhet të ringjallim Lidhjen e Dytë të Prizerenit (që funksionoi vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore). Dikush tjetër qan hallin e kecave të tij që kanë mbetur pa ujë në një fshat të largët malor, etj. etj. etj. etj.

Ndërkohë, përrreth protestës, një listë personazhesh të njohur e të panjohur për publikun ka shpallur një peticion politik. Një listë “akademikësh” në emigracion ka shpallur një thirrje mbarëkombëtare. Një listë OJQ-istash kanë bërë kërkesë në KQZ për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Dhe protestat vazhdojnë të organizohen nga një treshe me origjinë nga Rrjolli, Kukësi e Lezha, të cilët marrin leje zyrtare në polici.

Me pak fjalë, nuk duken shenja tymi të bardhë përfaqësimi konkret për 900 mijët që nuk duan të votojnë asnjë nga partitë ekzistuese…

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick