Deklarata mbi Kosovën\Hoxha kërkon sqarime nga homologu serb

Facebook
WhatsApp

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se i ka përcjellë ministrit serb qëndrimin e Shqipërisë lidhur me deklaratat e fundit të një anëtareje të qeverisë së Serbisë për Kosovën, të cilat Tirana i ka cilësuar të papranueshme. Edhe Gjuric ka reaguar për takimin në rrjetin X, por pa përmendur se pala shqiptare kishte ngritur temën e deklaratave të Paunovicit.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Uashington me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, në margjinat e Ministerialit për Parandalimin e Rikthimit të Terrorizmit Politik.

Gjatë takimit, dy ministrat shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet aktuale dhe perspektivat e ardhshme të marrëdhënieve dypalëshe dhe rajonale.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se i ka përcjellë ministrit serb qëndrimin e Shqipërisë lidhur me deklaratat e fundit të një anëtareje të qeverisë së Serbisë për Kosovën, të cilat Tirana i ka cilësuar të papranueshme.

“Ripërsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë, si dhe theksova nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje retorikën që nxit tensione, cenon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe bie ndesh me frymën e fqinjësisë së mirë dhe vlerat evropiane”, shkroi Hoxha.

Sipas ministrit shqiptar, dialogu mbetet mënyra e vetme për të trajtuar mosmarrëveshjet.

“Kjo është ajo që përfaqëson diplomacia: angazhimin në dialog të hapur, përballjen me realitetin dhe adresimin e dallimeve me përgjegjësi”, u shpreh Hoxha.

Edhe Gjuric ka reaguar për takimin në rrjetin X, por pa përmendur se pala shqiptare kishte ngritur temën e deklaratave të Paunovicit.

“Angazhimi i vazhdueshëm në dialogun politik mbetet thelbësor për garantimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit, siç e theksova gjatë bisedës sime me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në margjinat e Takimit Ministror në Uashington. Gjithashtu, identifikuam mundësi të tjera për të avancuar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të forcuar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë”, shkroi Gjuric.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick