Aksident në aksin Rrëshen-Skuraj, 7 të plagosur mes tyre dy fëmijë

Facebook
WhatsApp

Në njërin prej automjeteve është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e dy personave që kishin mbetur të bllokuar brenda mjetit.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Rrëshen-Skuraj, në vendin e quajtur Fang, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur shtatë persona, mes tyre edhe dy fëmijë 12 dhe 9 vjeç. Të lënduarit, mes të cilëve drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerë, janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në njërin prej automjeteve është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e dy personave që kishin mbetur të bllokuar brenda mjetit.

Njoftimi i policisë

“Më datë 19.07.2026, rreth orës 11:00, në aksit rrugor Rrëshen-Skuraj, në vendin e quajtur Fang, automjeti me drejtues shtetasin D. L. është përplasur me automjetin tjetër me drejtues shtetasin A. L. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët Y. L., K. L. dhe A. L., si dhe dy të mitur, 12 vjeç dhe 9 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick