Nga ky aksident ka humbur jetën 39-vjeçari Barjam Kacani që udhëtonte me “Opel”-in me të cilin është plagosur kokë më kokë me një “BMW”. Në këtë të fundit është plagosur një familje prej 4 personash, çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët e tyre.
Një aksident tragjik është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin, ku një përplasje ballore mes një automjeti tip BMW dhe një Opel i mori jetën një 39-vjeçari.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se automjeti Opel është shkatërruar pothuajse plotësisht nga forca e përplasjes. Viktima është identifikuar si Bajram Kaçani, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili udhëtonte me Opel dhe humbi jetën në vend.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe pesë persona që udhëtonin me BMW, mes tyre tre fëmijë. Sipas burimeve mjekësore, fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosurit u transportuan me autoambulancë në Spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik, ku humbi jetën 39-vjeçari Bajram Kaçani, baba i tre fëmijëve.









