Trump ndryshoi avionin presidencial pas një kërcënimi nga Irani

Facebook
WhatsApp

Burimet thanë për New York Times, se kërcënimi u identifikua gjatë kohës kur presidenti amerikan ndodhej në samitin e NATO-s. Pas një paralajmërimi nga Shërbimi Sekret i SHBA-së, Trump vendosi të mos kthehej me aeroplanin e ri dhe u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndryshoi papritur aeroplanin presidencial me të cilin udhëtonte pas samitit të NATO-s në Ankara, në fillim të qershorit, për shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Lajmi është bërë i ditur nga The New York Times, duke cituar burime anonime të njohura me çështjen.

Sipas raportimit, Trump kishte mbërritur në kryeqytetin turk me një Boeing 747-8, aeroplan i dhuruar nga Katari, i cili ende nuk ishte pajisur me sistemet e avancuara të mbrojtjes që disponon Air Force One i vjetër.

Burimet thanë se kërcënimi u identifikua gjatë kohës kur presidenti amerikan ndodhej në samitin e NATO-s. Pas një paralajmërimi nga Shërbimi Sekret i SHBA-së, Trump vendosi të mos kthehej me aeroplanin e ri dhe u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër.

Megjithatë, Trump deklaroi publikisht se ndryshimi i aeroplanit ishte bërë për t’u dhënë ushtarëve amerikanë të vendosur në Mbretërinë e Bashkuar mundësinë ta shihnin nga afër aeroplanin e ri presidencial. Pas mbërritjes në Britani, ai hipi sërish në Boeing 747-8 për të vazhduar udhëtimin drejt Uashingtonit.

The New York Times kishte raportuar më herët gjatë këtij muaji se zyrtarë amerikanë kishin shprehur shqetësime për aftësitë mbrojtëse të aeroplanit të dhuruar nga Katari. Pas publikimit të këtyre informacioneve, autoritetet amerikane nisën një hetim për rrjedhjen e tyre, duke kërkuar dëshmitë e disa gazetarëve para një jurie dhe duke u kërkuar atyre, si edhe familjarëve të tyre, të dorëzonin të dhënat e thirrjeve telefonike.

Fundjavën e kaluar, Trump pranoi se aeroplani i ri ende nuk është pajisur me disa nga sistemet mbrojtëse që kanë modelet e vjetra të Air Force One, përfshirë mbrojtjen kundër raketave. Ai shtoi se aeroplani i dhuruar nga Katari së shpejti do të jetë “plotësisht i pajisur” me të gjitha sistemet e nevojshme të sigurisë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick