Dita 58\Aktivistët: S’trembemi nga dhuna, revolucioni vazhdon!

Facebook
WhatsApp

Mbrëmjen e sotme, aktivistët ngritën akuza për dhunë policore dhe presion ndaj bizneseve që mund të kenë filmuar incidentet e protestës. Ata kërkuan hetim të menjëhershëm të ngjarjes dhe deklaruan se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Aktivistët që morën pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë hodhën akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit, duke pretenduar se gjatë tubimit janë shënuar episode dhune dhe intimidimi ndaj protestuesve.

Gent Progni deklaroi se gjatë protestës para Kuvendit është përballur me një efektiv civil, i cili, sipas tij, ka tentuar ta godasë me thikë. Ai pretendoi gjithashtu se po ushtrohet presion ndaj bizneseve që mund të kenë regjistruar pamje të incidentit me kamerat e sigurisë.

“E nisën dhunën në Zvërnec. Sot një polic civil më ndaloi, më pyeti pse po filmoja dhe tentoi të më godiste me thikë. Po u bëhet presion bizneseve që të mos publikojnë pamjet e kamerave. Vija e kuqe është kaluar. Nuk trembem nga plumbi e jo më nga thikat. Do të vazhdojmë të protestojmë dhe nuk do të ndalemi nga asnjë skenar dhune”, u shpreh Progni.

Ai theksoi se protesta nuk zhvillohet për interesa personale apo poste politike, por për familjet shqiptare dhe për të kërkuar ndryshim të sistemit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Edhe aktivisti Ilir Xhemalaj deklaroi se gjatë ditës është tentuar të pengohet protesta, por sipas tij kjo nuk do të ndikojë në vazhdimin e mobilizimit qytetar.

“Sot populli shqiptar kërkon drejtësi. Jemi këtu edhe për familjarët tanë që janë detyruar të largohen nga Shqipëria. Kërkojmë vetëm një gjë: dorëheqjen e Edi Ramës”, deklaroi ai para protestuesve.

Nga ana tjetër, aktivistja Sidorela Vatnikaj akuzoi autoritetet për përdorim të forcës joproporcionale ndaj protestuesve dhe kërkoi që institucionet të garantojnë zhvillimin paqësor të protestave.

Ajo kërkoi arrestimin e personit që, sipas protestuesve, tentoi të sulmonte Gent Prognin me thikë dhe u bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos zbatojnë, sipas saj, urdhra me natyrë politike.

“Sot është kaluar vija e kuqe. Është detyra e autoriteteve që ky revolucion qytetar të mbetet paqësor. Nëse preket një protestues, përgjegjësia bie mbi institucionet që kanë detyrimin të garantojnë sigurinë e qytetarëve”, deklaroi Vatnikaj.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick