Arrestohet në Francë, Ermal Beqiri, i kërkuar për dosjen e AKSHI-t

Facebook
WhatsApp

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka përfituar tenderë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe është përmendur në hetimet që lidhen me këtë dosje. Biznesmeni është raportuar gjithashtu si person i lidhur me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila është pjesë e hetimeve të zhvilluara nga organet e drejtësisë.

Biznesmeni Ermal Beqiri është arrestuar në Francë, në kuadër të procedurave që lidhen me dosjen e AKSHI-t. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Beqiri konsiderohet një nga personat e përfshirë në hetimin për çështjen e AKSHI-t. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka përfituar tenderë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe është përmendur në hetimet që lidhen me këtë dosje.

Biznesmeni është raportuar gjithashtu si person i lidhur me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila është pjesë e hetimeve të zhvilluara nga organet e drejtësisë.

Ndaj Ermal Beqirit, Gjykata kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ai ishte shpallur në kërkim. Arrestimi i tij në Francë pritet të pasohet nga procedurat ligjore për ekstradimin drejt Shqipërisë, ku do të përballet me akuzat e ngritura në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Edhe pse ishte shpallur në kërkim biznesmeni Beqiri, ka vazhduar të përfitojë kontrata nga institucionet publike përmes kompanive që lidhen me të. Bëhet fjalë për kompanitë “Soft & Solution” dhe “Horizon”, të cilat edhe pse janë në sekeustro teksa hetimet për AKSHI-n vjojnë, rezultojnë se kanë përfituar një tender.

Rasti i fundit lidhet me Universitetin e Tiranës, i cili ka shpallur fitues “Soft & Solution” dhe “Horizon” në një procedurë prokurimi me vlerë mbi 50 mijë euro për “Mirëmbajtjen e Sistemit Informativ të Institucionit”. Tenderi u shpall në maj të këtij viti nga administratori i Universitetit, Skerdi Dafa, nën drejtimin e rektorit Artan Hoxha, ndërsa biznesmeni Ermal Beqiri vijon të jetë në arrati dhe në kërkim nga SPAK.

Mësohet se në tenderin në fjalë, kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë. Por, njëri prej tyre rezulton të jetë skualifikuar menjëherë pasi nuk ka paraqitur asnjë ofertë, duke lënë të vetëm në garë bashkimin e operatorëve në pronësi të Ermal Beqirit, të cilët u shpallën edhe fitues.

Shoqëritë “Soft & Solution” dhe “Horizon” gjenden nën sekuestro prej muajit prill 2026, me urdhër të Gjykatës së Posaçme, në vijim të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Ato menaxhohen nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara, megjithëse pronari përfitues vijon të jetë Ermal Beqiri.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick