Një lajm i trishtë vjen nga Spitali i Traumës në Tiranë. 14-vjeçarja Mishel Pelari (Ndokaj), e cila prej 10 ditësh luftonte për jetën pas plagëve të marra nga rënia prej lartësisë, ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 16 nëntorit, në zonën e Astirit, ku e mitura u vetëhodh nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Pas ngjarjes, 14-vjeçarja u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku qëndroi për dhjetë ditë në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ajo nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit.









