Dosja “Balluku”/Agjentët e BKH kontrolle të reja në zyra e banesa

Facebook
WhatsApp

Me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO, agjentët e BKH-së kanë nisur kontrolle në të paktën katër banesa dhe zyra që ndodhen në Tiranë dhe Durrës. Kontrollet po kryhen në kërkim të provave të reja, pasi gjatë hetimeve janë ngritur dyshime për elementë të tjerë që lidhen me çështjen “Balluku”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur disa urdhra kontrolli në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar në banesa, zyra dhe ambiente të tjera, me qëllim zbatimin e urdhrave të miratuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake në GJKKO, Erion Çela.

Mësohet se me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO, agjentët e BKH-së kanë nisur kontrolle në të paktën katër banesa dhe zyra që ndodhen në Tiranë dhe Durrës.

Kontrollet po kryhen në kërkim të provave të reja, pasi gjatë hetimeve janë ngritur dyshime për elementë të tjerë që lidhen me çështjen “Balluku”.

Hetimet

SPAK ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ish-zv.kryeministrja nuk u paraqitur në GJKKO dhe SPAK për t’u njohur me vendimin për zgjatjen e hetimeve me argumentin se ka angazhime të tjera.

Zgjatja e afateve të hetimit vjen në kuadër të procedurave hetimore që SPAK po zhvillon për çështjen ku është përfshirë emri i Ballukut.

Dy muaj më parë, SPAK njoftoi se Balluku dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv e pastrim parash, përveç veprave penale të shkeljes së barazisë në tendera për të cilat është marrë e pandehur në tetor të vitit të kaluar.

Në qershor, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e vilës dykatëshe në resortin turistik “White Rocks” në Dhërmi, pasuri që rezulton në pronësi indirekte të ish-zv.kryeministres.

Sipas SPAK, Balluku ka përfituar vilën nga kryerja e veprimeve të kundërligjshme në lidhje me procedurat e prokurimive kur drejtonte Albcontrol.

Balluku është nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera lidhur me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në seksionin rrugor Orikum-Himarë dhe në shtatë raste të procedurave të prokurimit të ndërtimit të Unazës së Jashtme të Tiranës.

Në mars 2026, Kuvendi me votat e mazhorancës qeverisëse rrëzoi kërkesën e SPAK për lejimin e arrestimit të Ballukut.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick