Si çdo vit, produksioni ruan konfidencialitet të plotë deri në prezantimin zyrtar të kastit dhe nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e banorëve të jenë emra që nuk janë përmendur më parë në media.
Edhe pse “Big Brother VIP Albania 5” ka mbyllur rrugëtimin e tij, diskutimet për sezonin e ardhshëm kanë nisur prej kohësh.
Si çdo vit, në rrjetet sociale dhe mediat rozë kanë filluar të qarkullojnë emra personazhesh që mund të jenë pjesë e edicionit të gjashtë, ndonëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Top Channel.
Bazuar te emrat që janë përfolu ndër vite, te profilet që i përshtaten formatit dhe figurat që kanë tërhequr vëmendje në televizion apo rrjetet sociale, lista e kandidatëve të mundshëm për sezonin e ardhshëm, mund të përfshijë:
Visjan Ukcenaj, aktor dhe moderator, me eksperiencë në radio dhe spektakle televizive.
Young Zerka, i cili më herët ka pranuar se ka pasur diskutime për një pjesëmarrje të mundshme.
Robert Aliaj Dragot, një figurë publike me qëndrime të drejtpërdrejta, emri i të cilit është përmendur vazhdimisht për një hyrje të mundshme në format.
Sara Hoxha, influencuese me audiencë të konsiderueshme në rrjetet sociale.
Hilda Kërtalli, e cila është bërë e njohur përmes përmbajtjeve në TikTok dhe Instagram.
Renee Reffo, artiste dhe krijuese përmbajtjeje me profil të fortë në rrjetet sociale.
Meriton Rama, i njohur për videot humoristike që kanë marrë miliona shikime në TikTok.
Eugent Bushpepa, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, edhe pse angazhimet artistike mund ta bëjnë më të vështirë një pjesëmarrje.
Ina Pashollari, me eksperiencë në radio.
Natyrisht, kjo mbetet vetëm një listë me emra që përmbushin profilin e kërkuar nga formati dhe që janë përfolur në periudha të ndryshme.
Si çdo vit, produksioni ruan konfidencialitet të plotë deri në prezantimin zyrtar të kastit dhe nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e banorëve të jenë emra që nuk janë përmendur më parë në media.









