Avionët për shuarjen e zjarreve, PD: Të hetohet tenderi 15 mln euro

Facebook
WhatsApp

PD pretendon se Ministria e Mbrojtjes ka shpallur fituese kompaninë Air Tractor Europe S.L., e cila është përfshirë në vendime gjyqësore në Spanjë që lidhen me manipulimin e tenderëve dhe korrupsionin në sektorin e avionëve për shuarjen e zjarreve.

Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të tenderit me vlerë 15 milionë euro për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve, ndërsa i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të nisë hetime mbi procedurën e ndjekur.

Përmes zëdhënëses për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, PD pretendon se Ministria e Mbrojtjes ka shpallur fituese kompaninë Air Tractor Europe S.L., e cila është përfshirë në vendime gjyqësore në Spanjë që lidhen me manipulimin e tenderëve dhe korrupsionin në sektorin e avionëve për shuarjen e zjarreve.

“Publikimi në media i dokumenteve dhe informacioneve mbi tenderin prej 15 milionë eurosh për blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve tregon edhe njëherë se si Qeveria e Edi Ramës administron sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare dhe si menaxhon paratë e shqiptarëve”, tha Vangjeli.

Sipas PD-së, vendimet e autoriteteve gjyqësore spanjolle, si edhe një vendim i Gjykatës së Lartë të Greqisë i vitit 2024, përbëjnë arsye që kompania të mos marrë pjesë në procedura të prokurimit publik në vendet e Bashkimit Europian.

Demokratët argumentojnë gjithashtu se procedura bie ndesh me ligjin shqiptar “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, duke iu referuar dispozitave që parashikojnë përjashtimin e operatorëve ekonomikë të dënuar për vepra si korrupsioni, mashtrimi apo falsifikimi.

“Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon anulimin e menjëhershëm të procedurës dhe nisjen e hetimeve të thelluara nga SPAK për të penalizuar përgjegjësit”, u shpreh Vangjeli.

PD i bën thirrje SPAK-ut të verifikojë ligjshmërinë e procedurës së prokurimit dhe përgjegjësinë e zyrtarëve që kanë firmosur kontratën me kompaninë fituese.

Deri në momentin e publikimit të këtij reagimi, Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar lidhur me pretendimet e ngritura nga Partia Demokratike.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick