Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në ullishte dhe pemë frutore, ndërsa një magazinë biznesi u përfshi nga flakët dhe u dogj. Ndërkohë, dëmtimi i një linje të tensionit të lartë la pa energji elektrike banorët e Lagjes 2 të Krujës. Pas një nate të gjatë përballjeje me flakët, situata në qytet është qetësuar. Zjarri është vënë nën kontroll në zonat pranë banesave, ndërsa një pjesë e mbetur e vatrave në majë të malit po menaxhohet nga ajri.
Orët e mbrëmjes së të shtunës u kthyen në një makth për banorët e Krujës, pasi një zjarr masiv përfshiu territorin malor dhe u afrua rrezikshëm pranë zonave të banuara.
Flakët përfshinë sipërfaqe të mëdha me ullishte, pemë frutore dhe bimësi, ndërsa në disa momente zjarri kërcënoi banesat dhe bizneset. Tymi dhe flakët mbuluan zonën, duke detyruar strukturat e emergjencës të angazhonin një operacion të gjerë për mbrojtjen e qytetit.
Për shuarjen e zjarrit u ndërhy nga toka dhe ajri. Në terren u angazhuan mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, së bashku me 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Në operacion u përdorën 21 mjete zjarrfikëse, tre helikopterë, droni “Bayraktar TB2” dhe dy dronë me kamera termike të AKMC-së.
Forcat në terren punuan gjatë gjithë natës për të izoluar flakët dhe për të penguar përhapjen e tyre drejt banesave. Helikopterët vijuan ndërhyrjen edhe në zonat e vështira të malit, ku disa vatra mbetën aktive.
Zjarri shkaktoi dëme të konsiderueshme në ullishte dhe pemë frutore, ndërsa një magazinë biznesi u përfshi nga flakët dhe u dogj. Ndërkohë, dëmtimi i një linje të tensionit të lartë la pa energji elektrike banorët e Lagjes 2 të Krujës.
Pas një nate të gjatë përballjeje me flakët, situata në qytet është qetësuar. Zjarri është vënë nën kontroll në zonat pranë banesave, ndërsa një pjesë e mbetur e vatrave në majë të malit po menaxhohet nga ajri.
Pjesa më e madhe e forcave të angazhuara është rishpërndarë, ndërsa vijon monitorimi i territorit për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.
Ajo që ka mbetur pas është një panoramë e sipërfaqeve të mëdha të shkrumbuara, me ullishte, pemë frutore dhe bimësi të djegur. Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për humbje jete dhe asnjë banesë nuk rezulton e djegur.
Gjithsesi situata e zjarreve në Krujë vijon të mbetet e vështirë, ndërsa mbi 280 efektivë dhe forca operacionale janë angazhuar në terren për përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave.
Në operacion janë përfshirë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.
Ndërhyrja u zhvillua në tokë dhe nga ajri. Në operacion janë angazhuar 21 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, droni Bayraktar TB2 dhe 2 dronë me kamera termike të AKMC-së. Në dispozicion të forcave ndodhen gjithashtu një autobot uji, një autoambulancë dhe Qendra Operacionale e Lëvizshme e AKMC-së, e vendosur në zonë për të koordinuar ndërhyrjen.
Operacioni vijon pa ndërprerje, ndërsa pritet që në ndihmë të mbërrijnë edhe mjete dhe forca zjarrfikëse nga bashki të tjera.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të zjarrit në Krujë, ku, sipas tij, operacioni i forcave zjarrfikëse, ushtarake dhe policore ka përfunduar pa viktima apo banorë të dëmtuar.
Rama bën me dije në një mesazh në “X” se nga zjarri është shkrumbuar vetëm një magazinë, ndërsa vlerëson punën e forcave në terren, të cilat u përballën me flakët në kushte të vështira për shkak të erës dhe pamundësisë për të përdorur gjatë natës mjetet ajrore për shuarjen e zjarrit.
“Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese. Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës: “Zoti Kryeminister! Ju lutem zjarri po merr permasa te medha ne Kruje! Po punojne si heronj Zoti ia shperblefte …por era po e perhap me shume shpejtesi .ne eshte e mundur per perforcime te tjera ..shteti eshte ne kembe i teri”.









