Qiratë në Tiranë arrijnë nivele rekord, më të larta se paga minimale

Facebook
WhatsApp

Rritja e kërkesës, zgjerimi i qirave ditore, numri në rritje i të huajve që jetojnë në Shqipëri dhe oferta e kufizuar e banesave janë ndër faktorët që po ushtrojnë presion mbi çmimet.

Qiratë e apartamenteve në Tiranë vijojnë të rriten, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për familjet dhe të rinjtë përballimin e kostos së strehimit.

Sipas të dhënave të analizuara për “Monitor”, gjatë periudhës janar-qershor 2026, qiraja mesatare për një apartament 1+1 në 13 zona të Tiranës arriti në 590 euro në muaj, nga 565 euro një vit më parë. Kjo përfaqëson një rritje prej 4.4%.

Ndërkohë, për apartamentet 2+1, qiraja mesatare u rrit ndjeshëm, duke arritur në 954 euro në muaj, nga 755 euro në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose rreth 26% më shumë.

Rritjet më të forta janë regjistruar në zonat qendrore dhe ato më të kërkuara. Pranë stadiumit “Air Albania”, një apartament 1+1 kushton mesatarisht 800 euro në muaj, me një rritje prej 45.4% krahasuar me një vit më parë. Në ish-Bllok, qiraja mesatare është 700 euro, ndërsa në “Zogun e Zi” ka arritur në 620 euro.

Edhe në zonat periferike çmimet janë rritur. Në “Astir”, një apartament 1+1 jepet mesatarisht me 550 euro në muaj, ndërsa në “Zogun e Zi” rritja vjetore ka arritur në 29%.

Për apartamentet 2+1, çmimet janë edhe më të larta. Në zonat pranë stadiumeve “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”, qiraja mesatare ka arritur në 1,500 euro në muaj. Në “Myslym Shyri” një apartament 2+1 kushton mesatarisht 1,400 euro, ndërsa në Rrugën e Elbasanit rreth 1,250 euro.

Sipas ekspertëve të tregut, apartamentet 2+1 janë aktualisht ndër pronat më të kërkuara, pasi preferohen nga familjet, çiftet e reja, profesionistët dhe studentët që ndajnë banesën.

Rritja e kërkesës, zgjerimi i qirave ditore, numri në rritje i të huajve që jetojnë në Shqipëri dhe oferta e kufizuar e banesave janë ndër faktorët që po ushtrojnë presion mbi çmimet.

Të dhënat e INSTAT konfirmojnë gjithashtu tendencën rritëse të qirave. Në maj 2026, çmimet e qirave rezultojnë 6% më të larta krahasuar me majin e vitit 2025.

Me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, strehimi me qira po shndërrohet në një barrë gjithnjë e më të madhe për buxhetet familjare, veçanërisht në zonat qendrore të kryeqytetit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick