Në mesin e të vrarëve ishte edhe nje ish-kryetar bashkie. Zacatecas është një pikë strategjike e trafikimit të drogës, ku kartelet Jalisco dhe Sinaloa përleshen për kontroll.
Pesë trupa u gjetën të varur nga një urë në qytetin Pozos de Gamboa në shtetin meksikan të Zacatecas. Viktimat përfshinin një ish-kryetar bashkie, zyrtarë publikë dhe biznesmenë, ndërsa pesë trupa të tjerë u gjetën në periferi të zonës.
Zona është një pikë strategjike e trafikimit të drogës, ku kartelet Jalisco dhe Sinaloa përleshen për kontroll. Qeveria lokale nisi një hetim për rastin dhe kërkoi ndihmën e ushtrisë dhe Gardës Kombëtare për të adresuar dhunën.
Presidentja Claudia Sheinbaum premtoi të arrestojë përgjegjësit, ndërsa Zacatecas del si një front kritik për politikën e sigurisë së qeverisë.
Mediat vendase shkruajnë se Zacatecas është bërë një pikë e nxehtë e re për qeverinë nën presidenten Claudia Sheinbaum, e cila ka premtuar se ata që janë përgjegjës do të arrestohen.
Ajo ka urdhëruar gjithashtu vendosjen e ushtrisë në shtetet e Sinaloa dhe Michoacan, përballë kërcënimeve nga homologu i saj amerikan Donald Trump për të marrë iniciativën për të ndërhyrë në tokën meksikane dhe për të luftuar trafikun e drogës.









