Në kulmin e krizës së zjarreve, dorëhiqet kreu i zjarrfikësve…

Facebook
WhatsApp

I kontaktuar nga mediat, Arben Cara u shpreh se për arsye personale e ka parë të arsyeshme që të largohet nga ky post, pa u ndalur në detaje. Ndërkohë situata në terren vazhdon të mbetet e rënduar.

Dorëhiqet nga detyra në kulmin e situatës së rënduar me zjarret në vend, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara.

Burime bëjnë me dije se Cara ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë dhe sot është firmosur urdhri i largimit.

I kontaktuar nga Top Channel Cara ka konfirmuar largimin nga drejtimi i shërbimit zjarrfikës. Ai u shpreh se për arsye personale e ka parë të arsyeshme që të largohet nga ky post. Cara u komandua në këtë detyrë në shkurt të vitit 2024 duke zëvendësuar Holta Kominon.

Zjarret e njëpasnjëshme që kanë përfshirë Shqipërinë gjatë dy javëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqet pyjore dhe kullosore.

Sipas të dhënave të Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje, deri më tani në Shqipëri janë regjistruar 18 zjarre, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe prej rreth 2,297 hektarësh.

Bilanci vjen në një periudhë kur vatrat e zjarrit janë shfaqur në disa zona të vendit, duke vënë në vështirësi strukturat zjarrfikëse dhe duke rrezikuar sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Situata bëhet edhe më shqetësuese po të krahasohet me bilancin e sezonit të kaluar. Gjatë vitit 2025, zjarret në Shqipëri dogjën rreth 59 mijë hektarë pyje dhe kullota, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis dhe duke rritur rrezikun për dëmtimin e disa llojeve të pemëve.

Përmasat e dëmeve janë të konsiderueshme edhe në aspektin ekonomik. Sipas përllogaritjeve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, dëmi i shkaktuar në vitin 2025 në fondin pyjor dhe kullosor është vlerësuar në rreth 77 milionë euro.

Të dhënat ngrenë shqetësime për situatën e pyjeve në vend, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta dhe përhapjes së shpejtë të vatrave të zjarrit gjatë muajve të verës.

Ekspertët kanë paralajmëruar vazhdimisht për pasojat afatgjata të djegies së pyjeve, jo vetëm për biodiversitetin, por edhe për tokën, burimet ujore dhe ekosistemet e prekura.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick