Theu arrestin e shtëpisë dhe vjedh 8 biznese brenda javës (video)

Facebook
WhatsApp

Duke përdorur sende të ndryshme, i riu hap me forcë dyert e bizneseve dhe shkon tek arka për të marrë para e produkte.

Edhe pse në “arrest shtëpie” pasi akuzohej për vjedhje në biznese të ndryshme, një i ri në Tiranë ka shkelur ligjin duke dalë nga shtëpia e vazhduar me “avazin”, grabitjen e disa subjekteve në vend.

Brenda vetëm një jave, Orgito Hysenaj mësohet se ka vjedhur para dhe produkte në 8 subjekte të ndryshme.

Menjëherë pas denoncimeve të mbërritura, blutë e Tiranës janë vënë në lëvizje dhe kanë arrestuar për të dytën herë 20-vjeçarin Orgito Hysenaj, për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Multiple”.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për vjedhje, për të kryer vjedhje në 8 subjekte, gjatë 1 jave, kapet 20-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të kallëzimeve të disa shtetasve, për vjedhje në subjektet që kishin në pronësi/administrim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të tjera në territoret e të cilave ishin kryer vjedhje, finalizuan operacionin e koduar “Multiple”, gjatë të cilit u zbardhën 8 raste në këtë fushë dhe u kap autori i dyshuar i tyre, shtetasi O. H., 20 vjeç.

Nga këto veprime dyshohet se 20-vjeçari, gjatë periudhës 05.08.2026–13.08.2026, ka vjedhur para dhe produkte, në 8 subjekte. Gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Hetimet vijojnë për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi O. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick