Kjo ngjarje vjen pas alarmit të djeshëm, ku mbi 100 institucione në mbarë vendin morën email-e kërcënuese për bombë.
Një objekt i dyshimtë në rrugë është kthyer në alarm për lëndë shpërthyese në Durrës.
Në rrugën paralele me portin detar është konstatuar një telefon me një masë të lidhur me të, që ka ngjallur menjëherë dyshime për bombë dhe është njoftuar. Mësohet se ka qenë një qytetar që e ka parë në rrugë kur ka zbritur nga automjeti.
Policia vendosi perimetrin e sigurisë, teksa pak çaste më vonë mbërritën forcat xhenerie me pajisje të specializuara.
Ato konfirmuar se objekti ishte një bombë artizanale e lidhur me një celular. Ky zhvillim vjen pas alarmit të djeshëm, ku mbi 100 institucione në mbarë vendin morën email-e kërcënuese për bombë
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në lagjen nr. 3, është konstatuar në rrugë, një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin. Janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.









