Dy të vdekur, 9 të plagosur në Lezhë, Vau Dejës dhe Korçë

Facebook
WhatsApp

Shpërthimi i një bombole gazi në Lezhë ka lënë të plagosur gjashtë anëtarë të një familjeje, tre prej tyre në gjendje të rëndë. Në Vaun e Dejës, kontakti me rrymën elektrike i mori jetën një 40-vjeçari dhe një elektricisti. Ndërkohë, në Korçë një konflikt mes fqinjësh, që nisi pas një grindjeje mes fëmijësh, përfundoi me dy të plagosur dhe përdorimin e lopatave e mjeteve të forta.

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Markatomaj të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake raportohet për 6 persona të lënduar, pjesëtarë të së njëjtës familje.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Tre prej tyre u dërguan drejt spitalit me auto-ambulanca, ndërsa tre të tjerët u dërguan me automjete private nga fqinjët dhe familjarët e tyre.

Mësohet se tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup. Ndërkohë njëri prej tyre është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që nga pamjet duket se shpërthimi i fortë, i cili u dëgjua në të gjithë zonën, ka shkaktuar dëme të shumta materiale në banesën 2 katëshe. Efektivët e Policisë janë në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë dy persona kane humbur jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Karmë, në Vaun e Dejës.

Sipas informacionit të Policisë, Sokol Preka, 40 vjeç, roje në një lokal bar-kafe, dhe David Deda, 46 vjeç, elektricist, dyshohet se ranë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të lokalit.

Policia nuk ka bërë ende të ditur se në çfarë rrethanash dy personat ranë në kontakt me rrymën dhe çfarë ndërhyrjeje po kryhej në momentin e ngjarjes.

“Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali it.

Si pasojë, shtetasi S. P. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa shtetasi D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.”-njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes. Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Karmë, në Vaun e Dejës.

Sipas informacionit të Policisë, Sokol Preka, 40 vjeç, roje në një lokal bar-kafe, dhe David Deda, 46 vjeç, elektricist, dyshohet se ranë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të lokalit.

Si pasojë, Preka humbi jetën gjatë transportimit drejt spitalit. Elektricisti David Deda ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia nuk ka bërë ende të ditur se në çfarë rrethanash dy personat ranë në kontakt me rrymën dhe çfarë ndërhyrjeje po kryhej në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.

Po pasditen e sotme, një konflikt me lopata dhe mjete të tjera të forta ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës, në rrugën “Viktimat e Ravonikut”.

Ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes fëmijësh e cila është përshkallëzuar në një konflikt mes fqinjëve.

Pas grindjes mes fëmijëve, fqinjët e rritur e kanë vijuar konfliktin, i cili më pas ka marrë përmasa masive, duke përdorur edhe lopata dhe mjete të tjera të forta.

Si pasojë e përleshjes, dy persona kanë përfunduar në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, gjatë konfliktit është dëmtuar edhe automjeti i njërit prej familjarëve të përfshirë në sherr.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona në ambientet e Komisariatit të Korçës, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick