Rama nga Italia: Shqipëria, i vetmi vend pa asnjë ndikim rus!

Facebook
WhatsApp

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te sfidat me të cilat përballet Europa, duke theksuar problemet strukturore që, po ndikojnë në konkurrueshmërinë dhe pozicionin e kontinentit në botë.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në Itali, ku ishte pjesë e panelit “Agjenda për Europën”. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te sfidat me të cilat përballet Europa, duke vënë theksin te konkurrueshmëria, zhvillimi teknologjik dhe pozicioni i kontinentit në skenën globale.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në Itali, ku ishte pjesë e panelit “Agjenda për Europën”. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te sfidat me të cilat përballet Europa, duke theksuar problemet strukturore që, po ndikojnë në konkurrueshmërinë dhe pozicionin e kontinentit në botë.

Ai solli si shembull zhvillimin teknologjik dhe hendekun që Europa ka krijuar me pjesë të tjera të botës. Rama deklaroi gjithashtu se Shqipëria e ka të qartë orientimin e saj europian, duke theksuar se vendi ka zgjedhur të mos bashkëpunojë me Kinën dhe Rusinë.

“Faleminderit që na keni ftuar. Për mua është hera e parë që gjendem këtu. Më duket e sikletshme që na quani më europian, por ka të tjerë, ne jemi disa të rinj që përpiqemi të përmirësohemi. Ne jemi në përpjekje për të hyrë në klub.

Nga njëra anë ndihemi të inkurajuar nga ky moment i ri dhe nga kjo atmosferë që për fat të keq duhet të falenderojmë Putin. Nga ana tjetër ka dicka që nuk shkon. Ka shumë përpjekje që po bëhen, por nga ana tjetër është një Mario tjetër që na thotë që gjërat nuk po shkojnë sicc duhert të shkojnë.

Titanik nuk po e merr si duhet kthesën dhe para kemi ajszberg. 4 nga 50 kompanitë e teknologjisë janë në BE. Flasim për një europë dhe një treg dhe një dokument të fortë kuptova që ballkani nuk ishte i përfshirë.

Kjo duket sikur është një vendim luksi të na lësh jashtë. Është e qartë që ndërkohë që në pjesën tonë të europës kemi një sasi të rëndësishme të lëndve të para, ne jemi praktikisht jashtë qasjes së përbashkët në këtë drejtim. Mënyra si e kuptojmë është se europa nuk mund të arrijë autonominë e vet brenda kuadrit kohor, nëse Ballkani Perëndimor nuk do përfshihet e nëse disa instrumente euopiane nuk përdoren nëse për të na futur brenda. Shqipëria ka rezerva bakri e pozbrasim kinezët për europën.

Ne jemi talebanët perëndimore. Nuk kemi marrëdhënie me rusinë. Që nga 1960 nuk ka patur asnjë avion të nisur nga Tirana për në Moske. Nuk na merr malli. I vetmi vend në Europë që nuk ka investim kinez dhe nuk na mungon. Unë i besoj fort Europës,” tha Rama.

Diskutimet në Forumin e Cernobbios u përqendruan te nevoja për një Europë më konkurruese dhe më të aftë për të përballuar ndryshimet teknologjike, ekonomike dhe sfidat e reja globale.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick