Aksident në akin Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Facebook
WhatsApp

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të përplasjes. Gjithashtu, po merren masa për disiplinimin e trafikut në këtë aks rrugor.

Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në shkaktimin e aksidentit. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick