Zgjedhje të parakohshme kërkojnë që nga maji i vitit 2025 studentët që mbajnë të bllokuara fakultetet dhe që për muaj me radhë kanë udhëhequr protesta kundër Qeverisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua publikut sot duke njoftuar shpërndarjen e Parlamentit shpalljen e zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Vuçiç vendosi që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 25 tetor. Ai theksoi se mori vendimin për të shpallur zgjedhjet “duke ndjekur interesat e Serbisë dhe qytetarëve të saj”.
Zgjedhje të parakohshme kërkojnë që nga maji i vitit 2025 studentët që mbajnë të bllokuara fakultetet dhe që për muaj me radhë kanë udhëhequr protesta kundër Qeverisë.
Në këto protesta është kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 njerëzve në një incident në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit 2024.
Përfaqësuesit e pushtetit kanë paralajmëruar disa herë shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa vetë Vuçiç ka deklaruar gjithashtu se do të tërhiqet nga posti i presidentit para përfundimit të mandatit të tij në prill të vitit 2027.
Zgjedhjet e mëparshme parlamentare u mbajtën në dhjetor të vitit 2023.
Ato u përcollën me pretendime nga opozita, organizatat joqeveritare dhe vëzhguesit ndërkombëtarë për parregullsi serioze, presion ndaj votuesve, keqpërdorim të burimeve publike dhe përdorim të funksioneve publike për qëllime të fushatës.
Ndërsa pushteti pretendon se kushtet zgjedhore janë përmirësuar që atëherë në përputhje me rekomandimet e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), disa organizata vendëse vlerësojnë se problemet kryesore nuk janë zgjidhur.









