Bllokuan disa rrugë gjatë protestës, një i arrestuar, procedohen 15

Facebook
WhatsApp

Këta shtetas janë vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe pengimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve, përgjatë Rrugës së Elbasanit, te Kryqëzimi i Urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë, te Kryqëzimi i Urës së Vasil Shantos, te Kryqëzimi te 21 Dhjetori dhe te Kryqëzimi te Inxhinieria e Ndërtimit.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar dhe ka proceduar penalisht 15 persona të tjerë pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.

Veprimet janë kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 1 nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të 9 shtatorit.

Në flagrancë është arrestuar E.Q., 33 vjeç. Policia thotë se ai dyshohet se ka dhunuar disa kalimtarë gjatë protestës dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari.

Ndaj tij rëndojnë dyshimet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia ka referuar gjithashtu materialet në Prokurori për 13 persona të tjerë, të identifikuar me inicialet Sh.B., I.M., V.D., A.Rr., S.E., A.P., A.D., E.K., B.K., E.N., A.A., K.Gj. dhe H.T.

Ata do të hetohen në gjendje të lirë për “Kundërshtimin e punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishjen e qetësisë publike”.

Në procedim penal janë vendosur edhe A.Zh. dhe M.R. Policia deklaron se gjatë kontrolleve fizike atyre iu gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Për këtë arsye, përveç veprave që lidhen me tubimin, ndaj dy personave ka nisur procedimi edhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe të drejtuara nga Prokuroria, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në veprime të kundërligjshme, gjatë një tubimi të zhvilluar më datë 09.09.2026, në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. Q., 33 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi dyshohet se ka dhunuar disa kalimtarë gjatë tubimit, si dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari;

Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Sh. B., I. M., V. D., A. Rr., S. E., A. P., A. D., E. K., B. K., E. N., A. A., K. Gj. dhe H. T., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. Zh. dhe M. R., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Krahas veprimeve të kundërligjshme të dyshuara të kryera nga këta shtetas, gjatë tubimit, nga kontrollet fizike u janë gjetur sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

Këta shtetas janë vendosur në disa prej kryqëzimeve kryesore të qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe pengimin e lëvizjes së lirë të automjeteve dhe qytetarëve, përgjatë Rrugës së Elbasanit, te Kryqëzimi i Urës së Drejtorisë së Policisë Tiranë, te Kryqëzimi i Urës së Vasil Shantos, te Kryqëzimi te 21 Dhjetori dhe te Kryqëzimi te Inxhinieria e Ndërtimit.

Grupi hetimor vijon punën në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të të gjithë shtetasve të përfshirë në to.”-njofton policia.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick