Largohet Besfor Lamallari, Ervin Demo Ministri i ri i Brendshëm!

Facebook
WhatsApp

Kryeministri Edi Rama sqaron se me këtë ndryshim, çështjet e pushtetit vendor do të integrohen në strukturën e Ministrisë së Brendshme.

Besfort Lamallari është larguar sot nga posti i Ministrit të Brendshëm, me vendim të kryeministrit Edi Rama për të bërë një tjetër lëvizje në kabinetin qeveritar.

Në vend të Lamallarit, drejtimin e Ministrisë së Brendshme do ta marrë Ervin Demo, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Rama e bëri publik vendimin, duke njoftuar se Lamallari largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, por jo nga ekipi i tij. Sipas kryeministrit, ai do të kalojë në Kryeministri, ku do të vijojë angazhimin pranë kreut të qeverisë.

Lëvizja nuk prek vetëm drejtimin politik të dikasterit. Rama njoftoi gjithashtu se çështjet e pushtetit vendor, të cilat deri tani mbuloheshin nga Demo si ministër shteti, do të integrohen në strukturën e Ministrisë së Brendshme.

“Sot kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Lamallari nga drejtimi i ministrisë brendshme kalon në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri, ndërkohë që Demo, ministri i pushtetin vendor do mbulojë punët e brendshme ku do të integrojmë dhe çështjet vendore. Diçka që nuk është e re për historikun e ministrisë, por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç, do të bëhet pjesë e strukturës së ministrisë së Brendshme”, thotë Rama.

Me këtë vendim, Ervin Demo merr përgjegjësinë për një dikaster me kompetenca të zgjeruara, ndërsa Lamallari largohet nga posti ministror dhe zhvendoset në Kryeministri.

Pas njoftimit të Ramës, Besfort Lamallari reagoi duke falënderuar kryeministrin për besimin që, sipas tij, i ka dhënë gjatë 10 viteve. Ai konfirmoi gjithashtu se do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të Ramës në Kryeministri.

“Faleminderit shumë kryeministër për besimin në këto 10 vite. Do të thoja se jam rritur profesonalisht. Ka qenë një përvojë e jashtëzakoshme dhe jam munduar që mos t’ju zhgënjej. Është kënaqësi dhe nder të jem në krahun tuaj për të gjithë punët që e presin Shqipërinë”, tha Lamallari.

Besfort Lamallari mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme në mars të vitit 2026, pas ndryshimeve në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama. Ai u dekretua ministër i Punëve të Brendshme më 4 mars, ndërsa më 6 mars mori zyrtarisht detyrën duke pasuar Albana Koçiu.

Përpara se të merrte drejtimin e këtij dikasteri, Lamallari kishte shërbyer si ministër i Drejtësisë nga shtatori i vitit 2025 deri në mars 2026. Më herët, ai kishte mbajtur për një periudhë të gjatë postin e zëvendësministrit të Brendshëm, detyrë në të cilën ishte emëruar më 9 tetor 2017.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick