Natyra më mirë se njeriu me zjarret, vetëm një vatër pas shiut

Facebook
WhatsApp

Një rol të rëndësishëm në përmirësimin e situatës kanë pasur edhe reshjet e shiut të rëna në disa zona të vendit. Lagështia e shtuar dhe reshjet kanë ndihmuar në shuarjen natyrale të dhjetëra vatrave dhe kanë ulur intensitetin e zjarreve, duke lehtësuar edhe punën e forcave në terren.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej të cilave 28 janë shuar plotësisht, 3 mbeten nën mbikëqyrje dhe vetëm 1 vatër vijon aktive, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Situata është përmirësuar ndjeshëm si në Malin e Dajtit, ku flakët kanë vijuar prej javësh, ashtu edhe në qarkun e Dibrës. Aktive mbetet vatra në fshatin Gallatë në Milot, ndërsa terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve.

Një rol të rëndësishëm në përmirësimin e situatës kanë pasur edhe reshjet e shiut të rëna në disa zona të vendit. Lagështia e shtuar dhe reshjet kanë ndihmuar në shuarjen natyrale të dhjetëra vatrave dhe kanë ulur intensitetin e zjarreve, duke lehtësuar edhe punën e forcave në terren. Megjithatë, në zonat ku temperaturat, terreni i thatë dhe bimësia mbeten problematike, rreziku i riaktivizimit të vatrave ende nuk është zhdukur.

Në operacionet për përballimin e zjarreve janë angazhuar 426 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 92 efektivë, 10 mjete, 1 dron dhe 1 autoambulancë.

Ky sezon veror ka përballur edhe njëherë Shqipërinë me zjarret. Ndër zonat më të prekura kanë qenë Fushë-Kruja, Himara, Fieri, Puka, Lura, si dhe rrethinat e Tiranës. Fatmirësisht, nuk ka pasur humbje jete, ndonëse janë regjistruar banesa të djegura dhe sipërfaqe të mëdha pyjore e bujqësore të shkrumbuara.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick