Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren

Facebook
WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy të afërm të saj.

Një 29-vjecar dhe një grua 32-vjecare, përfunduan në pranga dy ditë më parë pasi akuzohen për marrëdhënie seksuale me një të mitur, incest dhe pornografi.

Viktimë është një 12-vjecare, e cila është detyruar të kryejë marrëdhënie me djalin e hallës dhe marrëdhënie me tezen e saj.

Burimet policore konfirmuan se u sinjalizuan për rastin nga autoritetet e shkollës, pasi në celularin e së miturës ishin gjetur video të rënda intime, ku ajo edhe online detyrohej të kryente akte ndaj vetes, që te kënaqte epshin e kushëririt dhe tezes.

Policia njoftoi prindërit e të miturës dhe një psikologe dhe mori rrëfimin tronditës të 12 vjecares. Policia arrestoi menjëherë më pas K.B, 29 vjeç, djali i hallës së vajzës dhe D.S 32 vjece, tezja e vajzës, ndaj të cilëve rëndojnë dyshime për akuzat “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi”. Aktualisht e mitura është duke u trajtuar me psikolog për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick