Tiranë/Furgoni i pasagjerëve përplaset me bordurën, 4 të plagosur

Facebook
WhatsApp

Si pasojë e aksidentit, disa pasagjerë kanë pësuar dëmtime të lehta, kryesisht gërvishtje, dhe nuk paraqesin rrezik për jetën.

Një aksident rrugor është regjistruar pranë mbikalimit të Kasharit në Tiranë, ku një furgon që transportonte pasagjerë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të betonit.

Si pasojë e përplasjes, disa prej pasagjerëve kanë marrë dëmtime të lehta, kryesisht gërvishtje. Sipas informacioneve paraprake, asnjë prej tyre nuk paraqet probleme për jetën.

Katër nga pasagjerët janë transportuar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Mësohet se furgoni bënte linjën Sukth-Tiranë. 

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick