Shqiptari u vra në shtëpinë ku kishte hyrë të vidhte, reagon gruaja

Facebook
WhatsApp

Bashkëshortja e shqiptarit të ndjerë, e cila kërkon vetëm drejtësi. Ajo shprehet se nuk ka njerëz të mirë apo të këqinj, por ka njerëz që meritojnë të vdesin dhe që kanë të drejtë të qëllojnë me armë.

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Gjovalin Lazrit në Itali, teksa kishte hyrë për të kryer një grabitje.

Për mediat italiane ka folur bashkëshortja e shqiptarit të ndjerë, e cila kërkon vetëm drejtësi. Ajo shprehet se nuk ka njerëz të mirë apo të këqinj, por ka njerëz që meritojnë të vdesin dhe që kanë të drejtë të qëllojnë me armë.

“Dëgjojmë dhe lexojmë kaq shumë gjëra, por dua të them se nuk ka njerëz të mirë apo të këqij. Ka njerëz që meritojnë të vdesin dhe të tjerë që kanë të drejtë të qëllojnë. Djali im nuk ka më baba dhe jam e shkatërruar nga dhimbja . E gjithë e vërteta duhet të dalë në dritë, kërkoj vetëm që drejtësia të marrë rrugën e saj”, deklaroi ajo.

Lazri u vra teksa kishte hyrë për të vjedhur në një banesë në komunën Baldissero D’Alba. Ai u qëllua me plumb në kokë nga pronari i banesës.

Shqiptari ishte baba i një djali, i cili punonte si barist. Fqinjët e përshkruajnë si person të qetë. “Një familje e respektueshme, jashtëzakonisht e rezervuar. Nuk dimë shumë për ta, nuk flasin shumë, i shohim me fëmijën. Por nuk ka pasur kurrë probleme”, thanë fqinjët pas tragjedisë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick