A është cënuar siguria kombëtare? Fatos Klosi flet për Hysenajn

Facebook
WhatsApp

Ish-drejtuesi i SHISH ka komentuar masën e arrestit ndaj pasardhëses së tij: Të presim të dalin informacionet e prokurorisë

Ish-drejtuesi i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, ka reaguar për masën e arrestit për një nga pasardhëset e tij, Vlora Hyseni, e cila po hetohet nga SPAK për çështjen që lidhet me biznesmenin Ergys Agasi.

Në një lidhje direkte në emisionin “Top Story”, Klosi u tregua i rezervuar për të dhënë një vlerësim për akuzat ndaj ish-drejtueses së SHISH, duke theksuar se duhet pritur zbardhja e plotë e hetimeve për të kuptuar nëse informacionet e pretenduara si sekrete shtetërore kanë cenuar apo jo sigurinë kombëtare.

Klosi tha se pozicioni që Hyseni ka mbajtur në krye të SHISH dhe informacionet që ajo ka pasur në dispozicion janë elementë që mund të kenë ndikuar në vendosjen e masës së sigurisë.

PJESË NGA FJALA E KLOSIT

SPAK e ka vendosur dhe e ka aprovuar gjykata speciale me arrest shtëpie, e konsiderohet fajtore. Natyrisht e padënuar, pezullimi i pafajësisë është parim shumë i përgjithshëm. Për rastin e saj meqë është një punonjëse me shumë gjëra në dorë, sekrete shtetërore, i kanë vendosur shkurt që ta mbajë në arrest shtëpie, në kontroll në një farë mënyre.

Nuk e di sa janë këto që qëndrojnë, varet shumë nga fakti çfarë është konkretisht. Nuk e di të jap mendim tani nëse është cenuar siguria kombëtare apo jo, se nuk e di. Të dëgjojmë gjëra që pastaj mund të thuhen më qartë.  Të shohim çfarë ka ndodhur dhe çfarë lloj informacionesh ka prokuroria. Një ditë do dalin dhe mund të thuash e ka cenuar apo se ka cenuar.

Prokuroria ka opinionin e vet, i quan shkelje të ligjit. Institucionet nuk janë njerëz që janë përkohësisht në detyrë se të gjithë njerëzit përkohësisht janë në detyrë dhe cenojnë sigurinë e institucionit. Natyrisht që nuk është mirë, por mund të thuash që e pëson institucioni. Do vijë një tjetër  dhe do të marrë masat e nevojshme, do të nxjerrë mësime nga kjo që ka ndodhur për të mos u përsëritur më.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick