“Rrëzojmë qeverinë!”: Kërcënimi i ambasadores ndaj ministrit grek!

Facebook
WhatsApp

Sipas mediave greke dhe rumune, pas tensioneve fshihen përpjekjet e Guilfoyle për shitjen e gazit natyror të lëngshëm (LNG) amerikan përmes “Korridorit Vertikal”, rezistencës së Rumanisë për ta blerë atë me çmime mbi ato të tregut si dhe zhvillimeve politike në atë kohë.

Në mars të këtij viti, gjatë një darke në Athinë me zyrtarë grekë dhe amerikanë, ambasadorja amerikane Kimberly Guilfoyle pati një debat të ashpër me Ministrin grek të Energjisë, Stavros Papastavrou ka zbuluar gazeta Wall Street Journal.

Duke iu referuar rënies së pashmangshme të qeverisë së Ilie Bolojanit në Rumani në atë kohë, ajo u tha të pranishmëve, sipas një pjesëmarrësi dhe personave të tjerë të informuar për ngjarjen, se SHBA mund të rrëzojë këdo qeveri në botë.

“Ne mund t’ia bëjmë këtë çdo vendi që duam. Mund ta bëjmë këtë edhe këtu”, thuhet se deklaroi Guilfoyle.

Ministri grek Stavros Papastavrou u përgjigj se SHBA-ja nuk mund ta zëvendësonte qeverinë e Greqisë të zgjedhur nga populli, teksa biseda u tensionua.

Avokati i Guilfoyle e kundërshtoi përshkrimin që WSJ-ja i bëri këtij debati.

Sipas raportimit të mediave greke dhe rumune, pas tensioneve fshihen përpjekjet e Guilfoyle për shitjen e gazit natyror të lëngshëm (LNG) amerikan përmes “Korridorit Vertikal”, rezistencës së Rumanisë për ta blerë atë me çmime mbi ato të tregut si dhe zhvillimeve politike në atë kohë.

Qeveria e Bolojanit preferonte të mbështetej te prodhimi i ardhshëm në Detin e Zi nga kompanitë Romgaz/OMV Petrom.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick