Përplasja mes futbollistit dhe trajnerit erdhi pasi në ndeshjen e fundit, Ronaldo nuk u aktivizua. Ndërkaq fanella që prej vitesh identifikohet me Ronaldon këtë herë i është besuar Rafael Leaos.
Cristiano Ronaldo ka braktisur përfaqësuesen e futbollit të Portugalisë, pas një përplasjeje që ka patur me trajnerin Jorge Jesus.
Ronaldo nuk mori pjesë në stërvitje për ditën e tretë radhazi dhe u largua nga stadiumi ku pjesa tjetër e skuadrës po përgatitej për ndeshjen ndaj Danimarkës. Nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka konfirmuar largimin, ndërsa ka premtuar se do të tregonte në momentin e duhur edhe arsyet që e shtynë për të bërë këtë veprim.
“Pas konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares dhe pas një bisede me Presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, vendosa të largohem nga grumbullimi i kombëtares.Në kohën e duhur, do t’u tregoj portugezëve të vërtetën rreth arsyeve të largimit tim nga kombëtarja, të cilës i jam përkushtuar gjithmonë. Tani është koha për t’i uruar fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim”, ishte mesazhi i tij në rrjetet sociale.
Përplasja mes futbollistit dhe trajnerit erdhi pasi në ndeshjen e fundit, Ronaldo nuk u aktivizua. Jesus kishte thënë në konferencë se vendimet e tij nuk ndikoheshin nga asnjë lojtar, as nga Ronaldo. Duket se vendimi për ta mbajtur në stol edhe për ndeshjen e nesërme, ka shtyrë Ronaldon që të marrë vendimin drastik.
Ai madje thirri një mbledhje urgjente me presidenti ne federatës portugeze dhe pas kësaj, u largua nga grumbullimi.
Ndërkaq Portugalia ka bërë publike numrat e fanellave për ndeshjen ndaj Danimarkës, por vëmendjen kryesore e ka marrë numri 7. Fanella që prej vitesh identifikohet me Cristiano Ronaldon këtë herë i është besuar Rafael Leaos.
Ish-sulmuesi i Milanit do të mbajë kështu numrin që për pjesën më të madhe të karrierës së Ronaldos me kombëtaren portugeze ka qenë i lidhur me emrin e CR7.
Vendimi vjen në një moment kur e ardhmja e Ronaldos me Portugalinë është kthyer në objekt diskutimesh. Për shumë vite, kapiteni portugez ka qenë mbajtësi i padiskutueshëm i fanellës me numrin 7 dhe një prej figurave kryesore të përfaqësueses.
Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë shtuar pikëpyetjet nëse aventura e tij me kombëtaren po i afrohet fundit.
Largimi i Ronaldos nga grumbullimi i fundit dhe tensionet e raportuara pas përplasjeve me trajnerin kanë ushqyer zërat për një ndarje të mundshme dhe të papritur mes yllit portugez dhe kombëtares.
Nëse zhvillimet e fundit do të shënonin fundin e karrierës së tij ndërkombëtare, kalimi i fanellës me numrin 7 te Rafael Leao do të merrte edhe një domethënie të veçantë simbolike.
Ronaldo e ka mbajtur këtë numër gjatë pjesës më të madhe të rrugëtimit të tij me Portugalinë, duke e shndërruar “7”-ën në një prej fanellave më të njohura të futbollit botëror.
Për ndeshjen ndaj Danimarkës, megjithatë, numri 7 do të jetë mbi fanellën e Rafael Leaos.









