U burgos bashkë me foshnjën 4-muajshe, lirohet Greta Gjoci!

Facebook
WhatsApp

Ligji parashikon se, kur e dënuara është shtatzënë ose ka një fëmijë nën një vjeç, gjykata mund të shtyjë ekzekutimin e vendimit derisa fëmija të mbushë një vjeç.

Greta Gjoci, nëna 33-vjeçare e cila ditën e djeshme u transferua në burgun e Pojskës së bashku me foshnjën e saj 4-muajshe, është liruar.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e saj për shtyrje të ekzekutimit të dënimit, në seancën e sotme. Seanca u zhvillua për rreth 25 minuta, ndërsa i pranishëm ishte edhe avokati Jurgen Gjoci, i cili shkeli kështu bojkotin e avokatëve, për arsye humane.

Kujtojmë se ditën e djeshme, mbrojtja e Gjocit kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të dënimit duke u mbështetur në nenin 476 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa seanca për shqyrtimin e kërkesës është caktuar nesër në 10:30. Ligji parashikon se, kur e dënuara është shtatzënë ose ka një fëmijë nën një vjeç, gjykata mund të shtyjë ekzekutimin e vendimit derisa fëmija të mbushë një vjeç.

Në kërkesën drejtuar GJKKO-së, mbrojtja argumentoi se foshnja e Gjocit është vetëm 3 muajshe dhe ndodhet në fazën e ushqyerjes me gji, ndaj sipas avokatit Ndue Marku, izolimi i nënës në burg do të krijonte pasoja për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës.

“Foshnja është në një moshë tejet delikate (3 muajsh) dhe ndodhet në fazën e ushqyerjes ekskluzive me gji nga nëna e tij (kërkuesja). Izolimi i menjëhershëm i nënës në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale do të cenonte në mënyrë të pariparueshme shëndetin, jetën dhe zhvillimin e fëmijës së mitur”, thuhet në kërkesë.

Greta Gjoci, Elisa Çaçi, Rezarta Ibrahimi, Antoneta Malo dhe Silvana Veliu janë pesë nga gjashtë gratë e dënuara me burg për mashtrim kompjuterik në kuadër të grupit të strukturuar kriminal që mashtronin italianët përmes Call Centerave si pjesë e grupit të Bruno Çobos. Në shkallën e parë, Gjoci u dënua me 10 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u përcaktuar në 6 vite e 8 muaj burgim.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick