Presidenti Donald Trump edhe këtë vit ngriti pretendimet se e meritonte ai këtë çmim, por tha se komiteti nuk do ia jepte.
Juristja nga Afrika e Jugut, Navanethem “Navi” Pillay, është shpallur fituesja e Çmimit Nobel për Paqen 2026. Ajo u vlerësua për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Kryetari i komitetit, Jorgen Watne Frydnes, bëri të ditur se çmimi i akordohet për përpjekjet e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Pillay është juriste nga Afrika e Jugut dhe ka mbajtur disa poste të rëndësishme në institucionet ndërkombëtare. Ajo shërbeu si Komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut nga viti 2008 deri në vitin 2014. Emri i saj lidhet me promovimin e të drejtave të njeriut, drejtësinë ndërkombëtare dhe përpjekjet për forcimin e mekanizmave që mbrojnë individët nga shkeljet e rënda të të drejtave themelore.
Kujtojmë se presidenti Donald Trump edhe këtë vit ngriti pretendimet se e meritonte ai këtë çmim, por tha se komiteti nuk do ia jepte.
Presidenti deklaroi se ka ndihmuar në përfundimin e tetë luftërave që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon dhe Shtetet e Bashkuara janë të përfshira ushtarakisht në konfliktin me Iranin.
“Nuk e di se cili do të jetë vendimi i tyre. Ata kanë reputacionin se nuk ua japin atë njerëzve si unë”, tha Trump të mërkurën, duke iu referuar Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2026, i cili do të shpallet të premten.
Presidenti amerikan e ka pohuar publikisht prej kohësh këtë dallim dhe, duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, ai iu rikthye kësaj teme.









