Efektivët kanë sekuestruar dhe 2 automjete, që dyshohen se janë përdorur gjatë ngjarjes si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë.
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Elbasan, ku pesë persona të armatosur dhe të maskuar si punonjës policie kanë hyrë në një banesë me qëllim grabitjen.
Autorët janë pikasur nga familjarët që ndodheshin në shtëpi çka i ka detyruar të largohen.Sipas policisë ato kanë arritur të vjedhin 4 telefona celularë dhe një shumë parash në banesë.
Ndërkohë gjatë largimit, ata janë ndjekur nga një patrullë policie të cilët kanë braktisur automjetin në rrugë dhe janë larguar në drejtim të paditur.
Efektivët kanë sekuestruar dhe 2 automjete, që dyshohen se janë përdorur gjatë ngjarjes si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë.
“Në lagjen “5 Maji”, shtetasi L. Z. ka njoftuar se rreth orës 04:05 të mëngjesit, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë marrë 4 telefona celularë dhe një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Sapo kanë konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, personat janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke përfituar nga errësira, dhe kanë braktisur automjetet. Vijon ndjekja për kapjen e tyre.
Në vijim të veprimeve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete, të dyshuara se janë përdorur gjatë ngjarjes, veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë grupit hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarjePolicia ka sekuestruar automjetin, ndërsa po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.”, njofton policia.









