Sulm kibernetik në Francë: Hakerat kthejnë frigoriferët në “furra”

Facebook
WhatsApp

Qindra supermarkete në Francë dyshohet se kanë rënë pre e një sulmi kibernetik, i cili ka vënë në shënjestër sistemet e tyre të ftohjes. Sipas raportimeve, ndërhyrja e hakerave ka shkaktuar prishjen e sasive të mëdha të ushqimeve, ndërsa dëmi financiar përllogaritet në dhjetëra miliona euro.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë natës së 11 dhe 12 tetorit. Ndryshe nga sulmet e zakonshme kibernetike, ku synohet vjedhja e të dhënave apo përfitimi i parave përmes shantazhit, këtë herë objektivi kanë qenë frigoriferët dhe dhomat e ngrirjes së supermarketeve.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë arritur të ndërhyjnë nga distanca në sistemet e kontrollit të temperaturës, duke aktivizuar funksionin e shkrirjes. Si pasojë, temperaturat në ambientet ku ruheshin ushqimet raportohet se kanë arritur deri në 50 gradë Celsius.

Pasojat u zbuluan mëngjesin e së hënës, kur punonjësit shkuan në punë dhe konstatuan se një pjesë e konsiderueshme e mallrave ishte dëmtuar. Akulloret ishin shkrirë plotësisht, produktet e mishit nuk plotësonin më kushtet e sigurisë ushqimore, ndërsa sasi të mëdha bulmeti dhe perimesh duhej të asgjësoheshin.

Nga të dhënat e para të hetimit dyshohet se sistemet frigoriferike kanë qëndruar jashtë funksionit për disa orë. Kjo ka sjellë ndërprerjen e zinxhirit të ftohjes, duke bërë që shumë prej produkteve të mos ishin më të sigurta për konsum.

Autoritetet po punojnë për të zbuluar se si është realizuar ndërhyrja në sistemet elektronike dhe kush mund të qëndrojë pas saj. Hetimet pritet të sqarojnë gjithashtu përmasat reale të dëmit ekonomik dhe nëse bëhet fjalë për një sulm të organizuar ndaj disa rrjeteve të supermarketeve në Francë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick