Eurodeputetja gjermane, e cila është bashkëkryetare e grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, ka shprehur më herët mbështetjen e saj për protestuesit shqiptarë.
Eurodeputetja gjermane, Terry Reintke, ka kritikuar presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për mungesën e një reagimi publik gjatë vizitës së saj në vendin tonë në lidhje me protestës e “Flamingove” që po zhvillohet prej muajsh në Shqipëri.
Reintke i ka tërhequr vëmendjen von der Leyen për faktin se vizita në një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk mund të kalojë pa u përmendur shqetësimet e qytetarëve dhe protestat që zhvillohen prej më shumë se 130 ditësh.
Eurodeputetja gjermane, e cila është bashkëkryetare e grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, ka shprehur më herët mbështetjen e saj për protestuesit shqiptarë që kundërshtojnë projektin e zhvillimit turistik në zonën e Zvërnecit.
“Shqipëria është shembulli konkret. Njerëzit jashtë Bashkimit Evropian duan të mbrohen nga korrupsioni dhe të kenë një jetë më të mirë. Ata duan të drejta si qytetarë të BE-së. Zonja Presidente e Komisionit, nëse shkoni në një vend kandidat ku protestat masive kanë zgjatur për më shumë se 130 ditë dhe nuk e përmendni këtë, atëherë kemi një problem.
Disa revolucione kanë të bëjnë me vlerat. Dua që BE të zgjohet, duke u mundësuar më shumë njerëzve që të bëhen anëtarë të BE-së”, thotë mes të tjerash Terry Reintke, e cila disa javë më parë pas vizitës në zonën e Zvërnecit iu bashkua protestës së “Flamingove” përpara Kryeministrisë.









