Flet 19-vjeçari nga Trauma: S’kisha lidhje fare me protestën

Facebook
WhatsApp

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë pezulluar menjëherë nga detyra katër punonjës policie, si dhe shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K. Ndaj tyre ka nisur edhe hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka vizituar në Spitalin e Traumës 19-vjeçarin, të cilit, efektivët e policisë i thyen këmbën pas dhunës së ushtruar.

Ai dëgjohet duke i thënë ministres se nuk kishte lidhje me protestën dhe se ishte duke kaluar në rrugë.

Në lidhje me rastin e të riut, janë pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 1, ndërsa kanë nisur hetimet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria.

Protesta e studentëve në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters i ka kushtuar një raportim demonstratës së zhvilluar të martën, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë para Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit hodhën gurë dhe sende të forta ndaj institucioneve dhe punonjësve të policisë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe shkopinj gome.

Disa qytetarë të plagosur u dërguan në Spitalin e Traumës, ndërsa 40 persona u arrestuan. Gjatë protestës pati të lënduar si mes protestuesve, ashtu edhe mes efektivëve të policisë. Disa policë morën ndihmë mjekësore në spital, ndërsa të shtruar kanë mbetur vetëm protestues.

Menjëherë pas publikimit të rastit ka reaguar Policia e Shtetit duke pezulluar pesë punonjës të saj. Përmes një reagimi zyrtar, Policia e Shtetit njofton se ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën e veprimit të punonjësve të saj.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë pezulluar menjëherë nga detyra katër punonjës policie, si dhe shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K. Ndaj tyre ka nisur edhe hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm për të analizuar të gjitha veprimet e policisë gjatë tubimit, nga fillimi deri në përfundim të tij, si dhe për të verifikuar nëse janë respektuar procedurat standarde të punës.

Për rastin kanë nisur hetimet edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në bashkëpunim me Prokurorinë.

Policia e Shtetit deklaron se çdo punonjës që rezulton se ka shkelur procedurat ose ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.

Në të njëjtin reagim, Policia dënon aktet e dhunshme të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet, përfshirë dëmtimin, shkatërrimin dhe djegien e pronës, duke theksuar se ato nuk lidhen me ushtrimin paqësor të së drejtës për protestë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje personave që kryejnë akte dhune t’i ndalin ato, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të distancohen nga personat e dhunshëm për të shmangur rrezikun.

Rrethanat e plota të shoqërimit të 19-vjeçarit dhe përgjegjësia e punonjësve të përfshirë pritet të sqarohen nga hetimet në vijim.

Reagim i Policisë së Shtetit

Në lidhje me videon e publikuar në media, ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga punonjësit e Policisë pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital për ndihmë mjekësore, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe mënyrën e trajtimit të tij nga punonjësit e Policisë.

Pavarësisht verifikimeve të nisura, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, si dhe të shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre.

Gjithashtu, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është ngritur një grup i posaçëm, nën drejtimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar dhe analizuar të gjitha veprimet e punonjësve të Policisë, nga fillimi deri në përfundim të tubimit, si dhe zbatimin e procedurave standarde të punës. Çdo punonjës që ka shkelur procedurat apo ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin.

Policia e Shtetit thekson se aktet e dhunshme të shfaqura prej orësh në kryeqytet, përfshirë dëmtimin, shkatërrimin dhe djegien e pronës, nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin paqësor të së drejtës për protestë dhe nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë.

Policia e Shtetit u bën thirrje personave të maskuar dhe atyre që kryejnë akte dhune e shkatërrimi t’i ndalin menjëherë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve të distancohen nga personat e dhunshëm, për të garantuar sigurinë e tyre.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick