Studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin dhe nisen drejt qendrës

Facebook
WhatsApp

Protesta që nisi të martën përballë Ministrisë së Arsimit, këtë të mërkurë i janë bashkuar nxënësit e gjimnazit ”Partizani”, po ashtu edhe studentët e Mjekësisë, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor për t’iu bashkuar revoltës.

Të mbledhur në rrugë, ata kanë marshuar në drejtim të qendrës së kryeqytetit, duke kaluar pranë zonës së njohur si “Medreseja”. Ndërkohë, protesta e një dite më parë u shoqërua me tensione dhe përplasje të dhunshme. Si pasojë, 16 persona u arrestuan, ndërsa 49 të tjerë u proceduan nga autoritetet.

Krahas studentëve, në lëvizjen qytetare janë përfshirë edhe gjimnazistët.

Nxënësit e gjimnazit ”Partizani” në Tiranë kanë bojkotuar procesin mësimor dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën ”Tafaj”, duke iu bashkuar kështu valës së protestave.


Zhvillimet vijnë një ditë pas demonstratës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, ku protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë. Gjatë tubimit, protestuesit hodhën sende në drejtim të godinës dhe dëmtuan rrethimin e saj, ndërsa uniformat blu reaguan me ujë dhe gaz lotsjellës.


Bilanci i protestës ishte të paktën 23 persona të shoqëruar në polici, ndërsa 7 protestuesve iu dha ndihmë mjekësore në spital.

Bashkimi i gjimnazistëve me studentët shënon një zhvillim të ri në protestat kundër qeverisë, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick