Kongresmenët amerikanë: Stop dhunës ndaj protestuesve

Facebook
WhatsApp

Protesta e studentëve shqiptarë, e cila po zhvillohet në Tiranë dhe qytete të tjera, ka marrë jehonë ndërkombëtare dhe është shoqëruar me reagime të shumta.

Ajo ka tërhequr vëmendjen e disa kongresmenëve amerikanë, të cilët kanë dënuar dhunën e ushtruar nga policia dhe kanë kërkuar nga udhëheqësit politikë të përgjigjen me ndryshime thelbësore.

I pari që ka reaguar është kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson. Ai ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e lirive themelore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Kreu i Komitetit të Helsinkit në Kongresin e SHBA-së kërkoi që qeveria të mos përdorë dhunë ndaj qytetarëve që kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Më pas ka ardhur edhe reagimi i kongresmenit amerikan Robert Aderholt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aderholt u shpreh se qytetarëve shqiptarë duhet t’u garantohet e drejta për t’u shprehur. Ai kërkoi respektimin e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e përgjegjshëm të institucioneve.

Kongresmeni amerikan u bëri thirrje të gjitha palëve të shmangin dhunën, ndërsa kërkoi nga qeveria shqiptare të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë.

Edhe kongresmeni republikan amerikan Keith Self ka reaguar pas protestave masive që kanë përfshirë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar.

Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të Shqipërisë të dëgjojnë kërkesat për ndryshime thelbësore, që garantojnë mundësi ekonomike dhe stabilitet rajonal.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick