Rama:Të rinjtë viktima të ideologjisë, nuk ka negociata me dhunues

Facebook
WhatsApp

Kryeministri përsëriti sërish argumentin se protestat e dhunshme në vend, organizohen nga “Antifa”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, së bashku me mininstrin e Brendshëm, Ervin Demo.

Rama foli për protestën, teksa u shfaq sërish me një nga gurët e përdorur nga tubuesit për të gjujatur policinë. Kryeministri tha se nuk do ketë negociata me studentët që kryejnë akte dhune, pasi kjo do të thoshte se shteti ka rënë.

Kryeministri përsëriti sërish argumentin se protestat e dhunshme në vend, organizohen nga “Antifa” një lëvizje që vetë presidenti amerikan Donald Trump e ka shpallur organizatë terroriste. 

“Mirënjohje dhe respekt për ju dje të gjithë ata që nën drejtimin tuaj po përballen me dinjitet, dhe kurajë, me një valë dhunë që nuk ka të bëjë me asnjë nga arsyet që janë legjitime të qytetarëve në një vend demokratik, për të patur pakënaqësi dhe për të kërkuar më shumë nga qeveria. Kam marrë prapë gurin me vete, sepse duhet ta mbash në dorë, ta peshish, ta llogarisësh sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimi n e njerëzve me uniformë dhe se çfarë mund të bëjë mbi këdo. 

Me këtë nuk negociojmë, dhe me këdo që vendos para këtë nuk negociojmë. Kur shteti negocion me këtë, ka rënë. Kur ky fiton, logjika e tij bëhet vetë shteti. Shqipëria e ka parë këtë film më shumë se njëherë dhe pasojat e tij janë plagë që duan ditë të tëra për t’u shëruar. Kjo nuk do të thotë aspak se kush sot proteston paqësisht, edhe pse janë shumë pak, sepse dhe vajzat dhe djemtë që i bashkohen këtij, në thelb, nuk duan paqe por përmbysje. Janë të ideologjizuar nën nënshtrimin e asaj force të re, që është shfaqur në Evropë dhe SHBA. Antifa, që vetë Donald Trump, presidenti i SHBA e ka shpallur organizatë terroriste.  

Kjo nuk do të thotë se ata të rinj që mendojnë se jeta është ‘tik tok’ dhe që mezi lidhin dy fjalë, janë terroristë, jo janë studentë, të përdorur nga një forcë që ka vetëm një synim:Të shkatërrojë çdo gjë, bëje rrafsh se e ndërtojmë nga e para. Ata që janë më të mëdhenj këtu, i kanë të freskëta kujtimet e asaj kohe kur ne dolëm pas 50 vitesh, nga bëje rrafshe se do e ndërtojmë nga e para.  

Të gjithë ju nën uniforma që jeni për të mbrojtur shtetin, jeni nën sulmin e gurëve por dhe të ekraneve. Kjo është rraqethëse. Në asnjë nga vendet e tjera ku po ndodhin protesta, asnjë parti nuk ka dalë të mbajë anën e dhunuesve. Nuk ka dalë të himnizojë dhunën, e një mase kapuçonësh të zinj, të maskuar, pas së cilëve nuk ka studentë. Nuk ka të reja dhe të rinj që duan një Shqipëri më të mirë, por ka vetëm qenie të verbra, pa shkollë, që nuk dinë nga vinë e nga shkojnë. Viktima të shumëçkaje, që adhurojnë gurin, molotovin, llastiqet me saçme që godasin kokën e policëve. Që u turren dyqaneve si brumbuj që presin gjaku ne familjeve që ushqehen me ato dyqane. Kjo masë ka nevojë për psikolog, duhet të trajtohet si një masë që vjen nga periferia për të shkatërruar qendrën.”– tha ai. 

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick