Porosia kryesore e Ramës për deputetët e tij ka qenë që, në këto momente, ata të jenë të bashkuar
Janë zbardhur diskutimet që janë zhvilluar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u thirr sot nga kryeministri Edi Rama.
Mësohet se porosia kryesore e Ramës për deputetët e tij ka qenë që, në këto momente, ata të jenë të bashkuar, teksa ka përsëritur edhe thirrjen për të dalë në terren, sa më pranë qytetarëve. Ai po ashtu shtoi se këtë situatë e kishte parashikuar prej muajsh dhe “duart e huaja” kanë dalë në pah.
“Duhet të jemi të bashkuar me trëndafilin, si përherë. Rrisni praninë në terren, flisni me njerëzit dhe rrisni praninë në mediat sociale. Kjo është klimë që e kam parashikuar prej muajsh, duart e huaja dolën”, ka qenë një tjetër mesazh i Ramës drejtuar deputetëve të PS-së.









