Kriza\ Begaj takim me 3 ambasadorë, Meidanin dhe Topin!

Facebook
WhatsApp

Që prej nisjes së protestave studentore në vend, Begaj ka bërë disa reagime sporadike për uljen e tensioneve në vend, ndërkohë që të dielën në zyrën e kreut të shtetit ishin dhe krerët e komuniteteve fetare. Ndërkaq OSBE-ODIHR u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen.

Tetë ditë nga nisja e protestave studentore në Shqipëri, presidenti Bajram Begaj ka pasur disa takime të rëndësishme, me ambasadorë dhe ish-kryetarë shtetesh në vendin tonë. Burime bëjnë me dije për Shekullin se Begaj është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së, ambasadorin e Gjermanisë, si dhe me ambasadoren e BE në vendin tonë.

Në zyrën e Begajt kanë qenë gjithashtu sot të pranishëm dhe ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Bamir Topi. Ky i fundit një natë më parë, në një dalje për mediat tha se roli i presidentit në zgjidhjen e kësaj krize është vetë simbolik.

Që prej nisjes së protestave studentore në vend, Begaj ka bërë disa reagime sporadike për uljen e tensioneve në vend, ndërkohë që të dielën në zyrën e kreut të shtetit ishin dhe krerët e komuniteteve fetare.

Nga ana tjetër, protesta studentore përgjatë ditës së sotme ka qenë e qetë, ndërsa përpara kryeministrisë ishin dhe një pjesë e pedagogëve në vend, që u shprehën në mbështetje të kërkesave të të rinjve.

Deri tani, pedagogë dhe studentë kanë refuzuar thirrjet e kryeministrit Edi Rama për dialog. Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-ODIHR ka reaguar pas raportimeve për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen.

Ndërkaq Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-ODIHR ka reaguar pas raportimeve për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen.

“Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në #Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen. Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve, ndërsa çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur”, thuhet në reagimin e ODIHR-it.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick