Nesër protesta kombëtare, Berisha-Ramës: Mos dhuno studentët!

Facebook
WhatsApp

Berisha tha se nesër, të gjithë demokratet e demokratët do lënë çdo gjë e do vërshojnë drejt Tiranës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përsëritur edhe sot thirrjen për pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën kombëtare të thirrur për ditën e nesërme.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se nesër, të gjithë demokratet e demokratët do lënë çdo gjë e do vërshojnë drejt Tiranës. Më tej, ai bëri thirrje për ndaljen e akteve të dhunës ndaj të rinjve, pasi sipas tij, kjo mund të çojë vendin drejt luftës civile.

Berisha ka reaguar edhe në lidhje me deklaratën e bërë më herët nga kryeministri Edi Rama, i cili publikoi të dhënat e disa prej personave të ndaluar gjatë protestave të dhunshme.

Berisha deklaroi se të rinjtë kanë bërë histori në Shqipëri, duke përmendur rrëzimin e bustit të diktatorit, Enver Hoxha. Më tej, ai iu përgjigj kryeministrit Rama, duke nxjerrë fotot e të gjithë eksponentëve të Partisë Socialiste që kanë qenë apo janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Deklarata e plotë:

Nesër është thirrur protestë kombëtare e PD në mbështetje të studentëve dhe unë edhe njëherë i them Edi Ramës, hiq dorë nga dhuna ndaj studentëve sepse në mënyrë absolute vendosmëria jonë është mbrojtja e tyre me të gjitha mjetet në rast nevoje.

Hiq dorë, dhuna me studentët, edhe njëherë theksoj ato që i kam thënë diktatorit të fundit komunist, mund të bëhet shkak i një konflikti civil.

Dhuna me studentët nuk do tolerohet nga qytetarët, nga prindërit, nga vëllezërit, nga motrat e tyre.

Dhuna mbi studentët nuk do të tolerohet jo vetëm nga të afërmit e tyre, por nga asnjë qytetar shqiptar për të cilin plumbat mbi studentët, thyerja e kockave, çarja e kafkave, topat e ujit me një barbari të paparë, janë çnjerëzore, janë tortura, janë të papranueshme.

Dhuna ndaj studentëve nuk pranohet nga asnjë shqiptar i ndershëm.

Ndaj dhe nesër të gjithë qytetarët shqiptarë, të gjithë demokratet e demokratët do lënë çdo gjë, do vërshojnë drejt Tiranës, drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’i dhënë mësimin e duhur Edi Ramës: mos prek studentët.

Studentët po sakrifikojnë me një guxim të paparë në rrugët dhe sheshet e Tiranës për çdo shqiptar.

Ajo është sakrificë për çdo shqiptar.

Për çdo të ri, për çdo të mitur, për çdo fëmijë, për çdo prind, për çdo nënë, për çdo baba, për çdo motër, për çdo vëlla, për çdo gjysh, për çdo gjyshe.

Nuk ka pasur Shqipëria kurrë nga viti 1990 një betejë idealistësh të tillë.

Pse po luftojnë ata? Që të jetojnë në vendin e tyre.

Që ëndrrat t’i ndërtojnë në Shqipëri.

Që Shqipëria të bëhet dhe jo të zhbëhet siç po zhbëhet tani.

Ndaj dhe njëherë, kalojmë së bashku në ‘90-ën. Diktatori i fundit komunist, midis zgjidhjes së Çausheskut dhe shpëtimit të jetës së tij pati mençurinë të zgjedhë këtë të dytën për të shmangur të parën.

Pranoi të burgosej, siç u burgos dhe ti e lirove më vonë, por nuk shkoi në skenarin e Çausheskut sepse e dinte se do ishte viktima e tij kryesore.

Ndaj dhe njëherë për ta përmbledhur, mos luaj me fatin dhe jetën e studentëve.

Prindërit, vëllezërit, motrat e tyre, demokratët kudo qëjanë, por edhe shqiptarët e ndershëm dhe të vërtetë do të përgjigjen ty në të gjitha mënyrat që e meriton.

Mençuria në këtë orë është të shmangësh një konflikt civil.

Nuk ka asgjë që mund ta provokojë atë më shumë se sa dhuna ndaj fëmijëve të Shqipërisë në rrugë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick