Pas përplasjes, automjeti ka përfunduar duke goditur edhe disa makina të parkuara në anë të rrugës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një drejtues automjeti rreth 30 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë pas përplasjes me disa makina.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur fillimisht me disa makina që po qarkullonin në autostradë.
Pas përplasjes, automjeti ka përfunduar duke goditur edhe disa makina të parkuara në anë të rrugës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Raportohet se, shoferi, rreth 30 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.









